Kryetari Ramosaj ka pritur në zyrën e tij në një takim njoftues, Gjeneralin e Kforit Franco Federici dhe Oficerin Pierluigi Petracca

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në zyrën e tij në një takim njoftues, Gjeneralin e Kforit Franco Federici dhe Oficerin Pierluigi Petracca! Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj, pasi i falënderoi mysafirët për vizitën e tyre, ai i njoftoi ata për punët, angazhimet dhe sfidat që po përballet komuna e Deçanit, ata biseduan edhe për situatën e sigurisë e cila u cilësua e qetë dhe stabile si në komunën e Deçanit po ashtu edhe në tërë Kosovën. Kryetari Ramosaj u shprehë mirënjohës dhe falënderues për Kforin për gatishmërinë dhe për bashkëpunimin!

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …