leoni

Kryetari Ramosaj ka takuar dhe bashkëbiseduar me sportistët deçanas

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, këtë të diel sportive, ka takuar dhe bashkëbiseduar me sportistët e sportistet deçanas/e! Kryetari Ramosaj ka thënë para sportistëve se jam i lumtur që përgjatë qeverisjes katërvjeçare arritëm të përmbyllim dhe funksionalizojmë Palestrën e Qytetit dhe të investojmë në palestra e terrene sportive, në fshatra e shkolla! Jam i lumtur dhe krenarë me sukseset e Klubit të Hendbollit “DEÇANI” të cilët arritën suksese të jashtëzakonshëm, duke u bërë pjesë e Superligesë së Kosovës! Po ashtu Klubi i Hendbollit të vajzave në Deçan, është storie suksesi që na bënë krenarë! Kryetari Ramosaj gjithashtu ka bashkëbiseduar me Klubin e Futbollit “DEÇANI” të cilët përkundër sfidave nuk janë ndalur! Ramosaj është zotuar se, sportit do ti kushtojmë akoma më shumë kujdes, dhe komuna dhe unë si kryetar do ta bëjmë maksimumin në mbështetje ndaj të gjitha klubeve sportive, dhe gjithë talentëve të rinj!

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …