Kryetari Ramosaj, nderon më mirënjohjen bashkëthemeluesit e organizatës ,,Edhe unë dua të jetoj’’

Me motivacionin “Për kontributin e dhënë në ndihmë familjeve në nevojë, në ndërtimin e shtëpive si dhe ndihmë personave të sëmur për shërim, brenda dhe jashtë vendit, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka nderuar dy bashkëthemeluesit e Organizatës ,,Edhe unë dua të jetoj’’ Prof. Muharrem Likaj dhe Avdullah Bytyqi, të cilët tash e sa vite kanë arritur që të ndihmojnë shumë familje me ndërtim të shtëpive dhe shërim të sëmurëve brenda edhe jashtë vendit. Me këtë rast Ramosaj tha se: Ju përgëzoi për motivin që keni, duke qenë bashkë ç’do herë në të mirë të qytetarëve me nevojë. Ne si institucion komunal do të mundohemi që kërkesave të organizatës tuaj ti përgjigjem pozitivisht në mënyra që të krijojmë mundësi më të mëdha bashkë me ju dhe donatorët për ndihmë qytetarëve më nevojë’’.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …