leoni

Kryetari Ramosaj përkujton të rënët e masakrës së Isniqit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook ka kujtuar të rënët në masakrën e Isniqit. Ai ndër të tjera ka thënë:

Janë shekuj e shekuj luftë për me pas një mirëqenie, për me jetu me të drejtën e Zotit në këtë vend, pavarësisht cilat janë rregullat, cilat janë ligjet që njerëzit i përcaktojnë dhe i bëjnë për vete. Lavdi dhe nderim për çdo njeri që ka derdhur gjak për këtë vend, e që ka qenë mësim dhe ka përcjell vazhdimësinë e brezave tanë deri në këtë kohë, e ne po besoj që jemi njerëz më me kompetencë, njerëz që do duhet të bëjmë̈ për këtë vend më shumë. Në këtë drejtim s’kemi me u ndal. Do të ndërtohet edhe monumenti për këtë ngjarje madhore (1921), dhe në secilin vend ku është derdh gjak i një shqiptari ka për të qenë së paku një epitaf i shkruar për me na përkujtu prej nga e kemi prejardhjen. I përjetshëm qoftë kujtimi për të rënët e masakrës së Isniqit! Thuhet në postimin e kryetarit Ramosaj.

Fotografia e Bashkim Ramosaj

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …