Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur me kënaqësi dhe respekt Drejtuesit dhe dhe hendbollistët e KH Deçanit me rastin e ngjitjes së tyre në eliten e hendbollit kosovar – Superliha.
Në postimin e kryetarit Ramosaj thuhet:
“Me shumë kënaqësi prita sot në takim Kampionët e KH Deçanit, pas fitores së madhe kundër KH Istogut dhe sigurimit të ngjitjes në Superligë!
Me disiplinë dhe shpirt luftarak, keni arritur një sukses që e ka gëzuar gjithë Deçanin.
Urime nga zemra për këtë arritje të merituar! Besoj fuqishëm se edhe në Superligë do ta përfaqësoni Deçanin me dinjitet, zemër dhe karakter kampioni”, ka shkruar kryetari Bashkim Ramosaj.