Brickos

Kryetari Ramosaj, priti në takim Komisionin Hetimor Parlamentar për Hidrocentrale

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më Drejtorin e Urbanizmit Ramë Melaj, kanë pritur në takim Komisionin Hetimor Parlamentar, mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për leje te hidrocentraleve në Republikë e Kosovës. Në ketë takim u diskutua se si do të veprohet më tutje pasi që ditë më parë i është ndaluar prodhimi i Energjisë, Kompanisë Kelkos-Energy deri në një vendim të ri. Kryetari Ramosaj, pasi njoftoi komisionin për dëmet që i ka shkaktuar ambienti Kelkos-Energy, duke e degraduar ambienti kërkoi nga ky Komision që të insistohet për përmbushjen e katër kritereve të cilat burojnë nga Ministria e Ambientit dhe Kelkos-Energy e të cilat janë:

  1. Kompania Kelkos-Energy, duhet të respektoj minimumin biologjik të lumit, për arsye që të mos ketë ndikim negativ drejtpërdrejt në florën dhe faunën e grykës së Deçanit.

  2. Duhet të behët rivitalizimi i skarpave të rrugës ku janë zhvilluar punimet dhe njëkohësisht rivitalizimi i shtratit të lumit i cili është degraduar gjatë kryerjes së punimeve.

  3. Kompania Kelkos-Energy, duhet të bëjë ndërtimin e liqenit akumulues në Zallin e Rupës, në mënyrë që furnizimi i hidrocentraleve të behët nga ky Liqe akumulues e në asnjë mënyrë nga lumi i cili futet në gypa.

  4. Kompania Kelkos-Energy e ka për obligim që të bëjë asfaltimin ose të nxjerr pëlqimin për segmentin e rrugës R-108 që është brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur në të cilën ka ndërtuar hidrocentralin dhe ka vendosë përçoja –stabilimente nëntokësore.

Ne si Institucion Komunal, nuk heqim dorë nga këto 4 pika për të cilat janë të njoftuar të gjithë akterët relevant në dhënien e lejes,  po ashtu edhe vet kompania Kelkos-energy tha Ramosaj në fund të takimit.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …