Kryetari Ramosaj priti në takim krerët e NPL “Higjiena”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të hënën në takim kryeshefen e NPL “Higjiena”, Bordin e Drejtorëve të kompanisë si dhe Komisionin e Aksionarëve, me të cilët biseduan rreth gjendjes aktuale të kompanisë dhe funksionimit të saj.

Gjatë takimit u trajtuan sfidat me të cilat përballet ndërmarrja, mënyrat për ta fuqizuar menaxhimin dhe mirëfilljen e saj, si dhe vendimet që duhet t’i ndërmarrim në vijim.

NPL “Higjiena” ka shkruar kryetari Ramosaj ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet një nga ndërmarrjet më të rëndësishme komunale, ndaj përkushtimi ynë është që përmes bashkëpunimit dhe vendimeve të duhura ta forcojmë edhe më shumë këtë kompani.

Higjiena do të vazhdojë të mbetet krenaria e qytetit tonë, thuhet në postimin e kryetarit të Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë

Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, sot u bënë homazhe në Kompleksin Memorial …