Kryetari Ramosaj priti në takim zëvendësministrin e MI-së Artan Berisha

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, priti në takim zëvendësministrin e Infrastrukturës nga komuniteti egjiptian Artan Berisha dhe përfaqësuesi e komunitetit egjiptian në komunën e Deçanit Qamil Hoti. Gjatë këtij takimi është diskutuar për mbështetjen dhe realizimin e disa projekteve të infrastrukturës në lagjen Pemishte dhe në fshatin Gramaqel, ku jetojnë edhe një pjesë e këtij komuniteti. Kryetari Ramosaj bashkë më zëvendësministrin Berisha u dakorduan që në këto dy lagje të realizohet asfaltimi i rrugëve dhe kanalizimi i ujërave të zeza.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …