Kryetari Ramosaj priti në vizitë ministrin e bujqësisë Besian Mustafa

Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa ka vizituar komunën e Deçanit, ku është pritë nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj,drejtori i Bujqësisë Rifat Stojkaj dhe bashkëpunëtor të tjerë, ku nga afër panë dëmet e shkaktuara sektorit të bujqësisë nga stuhia dhe breshëri i fortë që përfshiu komunën e Deçanit mëngjesin e të mërkurës. Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, mirëpriti vizitën e ministrit Mustafa, të cilin e njoftoj për dëmet që breshëri i fortë i shkaktoj me dhjetëra hektarëve të kulturave të ndryshme bujqësore në komunën e Deçanit, dëme të pa rigjenerueshme duke dëmtuar rendimentin dhe llastarët e rinj që ulin mundësin për një frytdhënje të kënaqshme për vitin e ardhshëm. Kryetari Ramosaj,kërkoj nga Ministri Mustafa që të shfrytëzoj çdo mundësi për përkrahjen e fermerëve të komunës së Deçanit, si potencial i fuqishëm prodhues në vend, po ashtu nga ministri kërkova që komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve ti bashkëngjiten edhe ekspertë nga ministria e Bujqësisë dhe të krijohet fondi i veç̧antë për kompensimin e dëmeve të fermerëve! Ministri i Bujqësisë Mustafa shprehi gadishmërin për përkrahjen e fermerëve të komunës së Deçanit, për rikuperim dhe tejkalim më të lehtë të kësaj situate, duke stimuluar motivin e fermerëve për zhvillimin e pasionit të tyre dhe rritjen e prodhimtarisë në nivel vendi si parakusht për zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …