leoni

Kryetari Ramosaj takoj ambasadorin William Walker

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka mirëpritur në takim ish ambasadorin dhe mikun e madh të shqiptarëve William Walker.

Në postimin e tij në facebook kryetari Ramosaj ka shkruar:

Pata nderin të pres në Deçan, mikun e madh të shqiptarëve, Ambasadorin William Walker.

Njeriu i cili me cilësimin e masakrës së Reçakut si krim kundër njerëzimit, zgjoi ndërgjegjen e botës për krimet serbe në Kosovë!

Me Ambasadorin Walker evokuam kujtime nga e kaluara dhe njëkohësisht zhvilluam një bisedë miqësore.

Ambasadori William Walker mbetet Heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë!

Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën!

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Kenan Halimi” shënon Ditën e saj dhe përvjetorin e rënies së dëshmorit Kenan Halimi me aktivitete përkujtimore dhe festive

Me një atmosferë festive dhe pjesëmarrje të gjerë të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe mysafirëve, Shkolla …