Kryetari Ramosaj takon këshillat e fshatrave

Nga data 22 Mars 2019, ka nisë aksioni ,,Për një Deçan Ekologjik dhe të pastër” ku janë pastruar deponit ilegale në fshatrat: Beleg, Gllogjan, Irzniq, Shaptej, Dubravë dhe Baballoq. Ky aksion do të përfundoi në muajin dhjetor ku do të pastrohen të gjitha deponit ilegale, e kjo duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, Inspeksionin Komunal, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Ndërmarrjen komunale  “Hixhiena”, dhe Policinë. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë ka mbajt një takim me këshillat e Fshatrave dhe Lagjeve të Komunës së Deçanit ku bashkë kanë diskutuar se si të dalin nga kjo situatë e krijuar nga pakujdesia e qytetarëve duke krijuar deponi të egra mbeturinash ani pse gjatë vitit në vende të njëjta disa herë bëhet largimi i tyre. Kryetari Ramosaj kërkoi nga përfaqësuesit e zgjedhur që t’i bashkohen aksionit, të jenë sa më afër me institucionin komunal në mënyrë që bashkë të kemi një ambient më të pastër. Gjatë këtij takimi u bë e ditur se edhe ato fshatra të cilat kanë mbetur ende pa hy në sistemin e grumbullimit të mbeturinave nga Ndërmarrja Komunale ,,Hixhiena’’ brenda këtij viti secila familja do ta ketë një kontejner dhe besojmë se do të rritet edhe vetëdijesimi i qytetarëve duke ju bë më dije se në bashkëpunim më Inspektorët Komunal dhe Policinë do të fillojmë më shqiptimin e gjobave mandatorë për ata të cilët kapen duke hedh mbeturina qoftë për ekonomit familjare po ashtu dhe bizneset, tha kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …