Kryetari Ramosaj vizitoi BIK në Deçan për urimet me rastin e festës së Fitër Bajramit

Me rastin e festës së Fitër Bajramit Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës ishin për urime në Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Deçan. Me këtë rast kryetari Ramosaj shfrytëzoi rastin që ta uroj Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame Mulla Rasim Bytyqin me bashkëpunëtorë, dhe nëpërmjet tyre gjithë imamët dhe besimtarët Islam. Njëherit falënderoi Kryetarin Bytyqi dhe bashkëpunëtorët për mikpritjen, për bashkëpunimin që kanë, dhe për aktivitetet e tyre në vazhdimësi në kultivimin e besimit të mirëfilltë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …