Kryekuvendari, Kadri Veseli

Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar klasën politike për unitet dhe bashkëpunim

Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar klasën politike për unitet dhe bashkëpunim në zgjidhjen e problem qenësore për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të vendit. Veseli ka thënë se do të përpiqet që zyra e kryetarit të Kuvendit të pasqyroj vullnetin e qytetarëve për unitet kombëtar, për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes forcave politike parlamentare. “Së bashku mund dhe duhet ta kthejmë Kuvendin e Kosovës nga vend inatesh personale në vend bashkëpunimi; nga shesh akuzash në forum idesh e ligjesh për zhvillimin e vendit. Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të orientohemi në çështje të interesit strategjik të vendit, forcimin e shtetit, rikthimin e madh të besimit qytetar në institucione dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarit tone”, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …