Kryetari Selmanaj inspekton punimet në rrugët që po ndërtohen 

Komuna e Deçanit  po vazhdon investimet në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore. Në kuadër të kësaj tashmë kanë nisur punimet në ndërtimin e disa rrugëve në disa lagje të qytetit dhe të fshatrave të komunës së Deçanit.

Për t’i përcjellë nga afër punët në asfaltimin e rrugëve, kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, nënkryetari z.Sami Cacaj, dhe bashkëpunëtor të tjerë  kanë parë nga afër mbarëvajtjen e punimeve në këto rrugë.

Fillimisht ata kanë inspektuar punimet në Rrugën ,, Edmond Hoxha’’ në Deçan ku kjo rrugë në gjatësi 500 metra ofron një qasje më të lehte më qendrën e qytetit të Deçanit. Për banorët e kësaj lagjeje apo siç quhet më ndryshe lagjja e ,,Metë Sylëve’’  ky investim komunal është i mirëseardhur me vet faktin se gjatë stinës së dimrit por edhe vjeshtës kalimi nga kjo rrugë ka qenë i vështirë.

Më pas ky ekip ka parë nga afër edhe punimet e ndërtimit të rrugës më kupëza në lagjen e Ramosajve në fshatin Carrabreg i Ulët apo konkretisht në dy rrugët  ,,Kullat e Ramosaj’’ dhe ,,Atdhe Ramosaj’’ .

Më pas kanë inspektuar punimet në ndërtimin e rrugës  ,,Shefqet Belegu’’ apo rruga e Zukajve në fshatin Beleg të Deçanit në gjatësi 800 metra.

Me këtë rast, kryetari Selmanaj, ka shprehur edhe një herë përkushtimin e tij dhe të ekzekutivit të Komunës së Deçanit për angazhim në kompletimin e infrastrukturës rrugore në territorin e komunës së Deçanit.

“Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, trotuareve dhe rrjetit të kanalizimit, vazhdojnë të jenë prioritet në investimet kapitale. Ne po punojmë që infrastruktura rrugore të arrijë në çdo vend të komunës tonë”, tha kryetari Selmanaj ani pse kanë mbetur vetëm disa rrugica te pa asfaltuara.

Ndërsa, duke folur për rrugët që po asfaltohen aktualisht në Deçan, Carrabreg i Ulët dhe Belg pos rregullimit të rrugëve do të ndërtohen edhe urat kanalizimi i ujërave të zeza dhe kanalet e  ujitjes  ndërsa këto investime janë nga taksat e qytetarëve të cilat po ua kthejmë në infrastrukturë rrugore dhe investime tjera tha Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …