leoni

Selmanaj ka pritur në takim grupin parlamentar për ZHETI

Kryetari i komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj, bashkë më drejtorin e Zhvillimit Ekonomik z.Betim Maltaj, Inspektoren  e Ambientit  Ajne Iberhysaj ,dhe  zyrtarëve tjerë komuna, kanë  pritur në takimi Grupin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,  Tregti dhe Industri i përbërë nga: Sala Berisha-Shala, Rrustem Berisha dhe Raif Qela  me bashkëpunëtor të tjerë. Kryetari  Selmanaj duke ju uruar mirëseardhjen  gjithashtu i falënderoj mysafirët që kanë nda kohë  që bashkë të ndajnë edhe  shqetësimet e komunës së Deçanit rreth shfrytëzimit të burimeve minerale. Deputetja njëherit edhe kryesuese e këtij grupi  Sale Berisha- Shala,   përveç që përmendi se zona e Deçanit, është pasur më burime minerale, ajo theksoi me theks të veçantë  edhe rezervat e  gurit të mermerit me minerale të tjera që posedon kjo zonë,   gjithashtu  ajo u interesua sa ka mundësi komuna e Deçanit të zbatoj Ligjin për Minierat dhe Mineralet, cilat janë pengesat në këtë  fushë për shfrytëzim të më tutjeshëm të resurseve natyrore.

Në anën tjetër Inspektorja e Ambientit Ajne Iberhysaj, njoftoi të pranishmit në pika të shkurtra  për praninë e  resurseve  natyrore duke i përmendur disa zona të pasura  që  ka mundësi për zhvillim lokal ekonomik. Ajo përmendi edhe mungesën e të dhënave  konkrete të hulumtuara dhe të bazuara  për llojin, sasinë kohëzgjatja e shfrytëzimit të burimeve minerare që posedon kjo pjesë e jona, të cilat komuna nuk posedon konkretisht, gjithashtu edhe infrastruktura ligjore veçanërisht ligji për zonat e posaçme që ka qenë pengesë e madhe për zhvillim ekonomik lokal. Në fund të takimit  nga komisioni u kërkua që  komuna e Deçanit të adresoj shqetësimet e veta më shkrim tek grupi i lartpërmendur parlamentar në afat sa më të shkurtër kohorë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …