Kryeministri Haradinaj

Pavarësisht spekulimeve, kryetari amerikan Donald Trump ka uruar kryeministrin Ramush Haradinaj

Pavarësisht spekulimeve të disa medieve dhe OJQ-ve se kryeministrit,  Ramush Haradinaj nuk iu ka dhënë viza për të vizituar Amerikër, për shkak të gjoja qëndrimi të tij antiamerikan, ai dhe bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, kanë pranuar telegram urimi me rastin e festave të fundvitit, pikërisht nga  Shtetet Bashkuara të Amerikës, nga kryetari, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump. Po ashtu, kryeministri Haradinaj, ka marrë telegram falënderimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, për mbështetjen e Kosovës në luftën kundër terrorizmit. Përpjekjet e jugo-medieve për ta paraqitur Haradinajn si antiamerikan, sot morën një goditje, ndërsa nesër  nuk u mbetet tjetër, pos të kurdisin një spekulim të ri.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: 22 Janari, dita që ndezi flakën e lirisë dhe vulosi krenarinë e UÇK-së

Ish-njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjenerali Lahi Brahimaj, ka kujtuar 22 janarin …