Kryetari Smajl Latifi ka pritur në takim Drejtorin e OSBE-së në Prizren Fitim Nuhi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur në takim drejtorin e OSBE-së së Qendrës Rajonale në Prizren, z. Fitim Nuhi dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Në frymë bashkëpunimi, prita në takim drejtorin e OSBE-së së Qendrës Rajonale në Prizren, z. Fitim Nuhii dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët më uruan për zgjedhjen si Kryetar i Komunës.

Gjatë bashkëbisedimit, folëm për partneritetin e ndërtuar deri më tani dhe rëndësinë e vazhdimit të tij. Diskutuam për mbështetjen konkrete nga OSBE-ja, veçanërisht përmes trajnimeve dhe fondeve që adresojnë nevojat dhe prioritetet e Komunës.

Shpreha mirënjohjen time për vizitën dhe për angazhimin e vazhdueshëm të OSBE-së në monitorimin e proceseve komunale, duke riafirmuar gatishmërinë tonë për ta thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim të dobishëm për institucionin dhe për qytetarët”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Drejtorëve në Malishevë mban mbledhjen e rregullt, në fokus “Epopeja e UÇK-së”

Sot, Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryetarit Ekrem Kastrati, ka …