Nasim Haradinaj: Qëndrojnë të fortë dhe besimplotë, Thaçi e Veseli të palëkundur, drejtësia do të triumfojë

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim tash e më shumë se pesë vjet. Haradinaj tha se i ka gjetur Thaçin dhe Veselin në gjendje shumë të mirë shpirtërore dhe mendore, pavarësisht izolimit të gjatë dhe mungesës së takimeve të shpeshta. Sipas tij, të dy udhëheqësit e dikurshëm të Kosovës shfaqin qetësi, vendosmëri dhe besim të palëkundur se e vërteta do të dalë në pah. Ata janë shumë të motivuar, të relaksuar dhe me një qëndrim të shëndetshëm mendor. E kanë marrë me qetësi këtë proces dhe e kuptojnë se duhet t’i përgjigjen të ashtuquajturës drejtësi, por janë optimistë se në fund do të ketë drejtësi dhe një aktgjykim lirues, u shpreh Haradinaj. Ai bëri të ditur se gjatë vizitës kishte realizuar edhe një gjest simbolik, të cilin e cilësoi si një mesazh që të mos harrohet nga të burgosurit, duke nënkuptuar ruajtjen e dinjitetit dhe kujtesës së luftës çlirimtare. Haradinaj theksoi po ashtu se vizita në paraburgimin e Hagës zhvillohet nën masa shumë të rrepta sigurie dhe kontrolli, duke e përshkruar regjimin e vizitave si tepër mbikëqyrës dhe kufizues. Megjithatë, ai tha se as këto rrethana nuk e kanë zbehur moralin e Thaçit dhe Veselit, të cilët, sipas tij, mbeten të bindur se drejtësia përfundimtare do të jetë në anën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …