leoni

Kryetari Smajl Latifi priti mërgimtarët nga Austria

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti mërgimtarët nga Austria, Dr. Sabedin Mustafa dhe Latif Krasniqi, të cilët jetojnë e punojnë në Austri. Në bisedë me ta kryetari Latifi foli për sfidat e pushtetit lokal dhe punët që janë duke u realizuar në interesin e përgjithshëm shoqëror. Ndër të tjera nga mërgimtarët kërkoi organizim më të mirë të diasporës, duke kontribuuar në këtë mënyrë edhe për vendlindjen. Dr. Sabedin Mustafa, i lindur dhe i rritur në fshatin Potoçan i Ulët, është specialist i mjekësisë familjare dhe traumatolog, i cili me investimet e veta ka arritur të hapë ordinancën private, duke i shërbyer komunitetit vendas, por edhe bashkatdhetarëve të tij në Austrinë e Epërme. “Shembujt si i juaji, i nderuar doktor Mustafa, na bëjnë krenar dhe ne ndihemi mirë që kemi njerëz të tillë që na e përmirësojnë imazhin tonë jashtë vendit, shtoi kryetari Latifi. Ne kemi dëgjuar për punën dhe përkushtimin tuaj për komunitetin shqiptar, prandaj edhe kam vendosur që kohë më parë t’ju ndaj mirënjohje të merituar për punën e bërë. Besoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të komunikojmë dhe të përpiqemi që së bashku të ndikojmë për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në vendin tonë, tha ndër të tjera kryetari Latifi, duke e falënderuar Dr. Mustafën për përkushtimin dhe arritjet e tij profesionale. Ndërsa Dr. Sabedin Mustafa tha se ai nuk është duke bërë asgjë më shumë se sa duke kryer obligimin e tij si qytetar ndaj bashkatdhetarëve, si dhe duke ndihmuar që vendi ynë të ketë imazh të mirë në vendet Perëndimore.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …