Kryetari Smajl Latifi vizitoi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Krushë të Madhe

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi këtë të enjte, i bëri një vizitë të shkurtër Qendrës së Mjekësisë Familjare në Krushë të Madhe, ku pa nga afër punën e madhe që po bëhet nga specialisti i mjekësisë familjare, dr. Qazim Duraku, stomatologu dr. Dardan Duraku, dhe nga infermieret në krye me infermieren me përvojë të gjatë, motrën Vera, që merret me këshillimin e pacientëve, të gjithë të angazhuar plotësisht. Rikujtojmë se QMF-ja është plotësisht e renovuar dhe me kushte shumë të mira, po ashtu, me mjedise të mirëmbajtura, ka pajisje mjekësore funksionale, është laboratori dhe bëhen disa nga analizat, si dhe higjiena është në nivel shumë të kënaqshëm. Shërbimet në QMF në Krushë të Madhe, ofrohen në dy ndërrime, nga ora 7:00 në mëngjes deri në 22:00 të natës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Skenderaj është mbajtur dëgjimi publik për përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027–2029

Sot, në Sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, është mbajtur dëgjimi publik për përgatitjen e …