Kryetari Suma pret në takim pune zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Fatbardha Emini, Zëvendësministre në Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL) dhe Bajram Geci, Zëvendësministër në Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike (MPBAP). Në interes të zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës ishin zhvillimet aktuale në Komunën e Hanit të Elezit e në veçanti lidhur me Pandeminë COVID-19. Duke iu përgjigjur këtij interesi, Kryetari Suma tha se përkundër të gjitha përpjekjeve, edhe banorë të komunës së Hanit të Elezit u prekën nga ky virus. Fatmirësisht kemi pas vetë 7 raste të cilët 6 prej tyre tani më janë shëruar plotësisht dhe aktualisht kemi vetëm një rast ende pozitiv. Tërë kjo situatë mundë të themi se është menaxhuar shumë mirë duke filluar nga vetdiciplina e banorëve të prekur, por edhe me angazhimin e të gjitha autoriteteve përgjegjëse si stafi i QKMF “Dr. Menduh Koaloshi”, IKSHP-ja, Policisë së Kosovës dhe Komunës së Hanit të Elezit. Mirëpo sipas kryetarit Suma kjo gjendje në masë të madhe ka goditur banorët e Komunës së Hanit të Elezit duke filluar me familjet në asistencë sociale, komunitetin e biznesit, bujqit lokal dhe në përgjithësi jetën normale. Fatmirësisht kemi pas shumë donatorë të cilëve ju falënderohem dhe me ndihmën e tyre kemi arrit që sadopak të ju ndihmojmë familjeve më të goditura. Ndërsa për komunitetin e biznesit Kuvendi i Komunës ka marrë vendim për lehtësira tatimore në mënyrë që ta tejkalojnë këtë situatë me sa më pak pasoja tha kryetari Rufki Suma. Ndërsa Fatbardha Emini, Zëvendësministre në MAPL dhe Bajram Geci, Zëvendësministër në MPBAP u zotuan së të gjitha këto shqetësime do të prezantohen në Qeverinë e Kosovës që të gjenden mënyra që të përkrahen komunat për të zvogëluar pasojat e kësaj pandemie.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …