leoni

Kryetari Suma priti në takim Leonid Markaryan, Drejtor i Zyrës për Komunitete pran UNMIK-ut

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim Leonid Markaryan, Drejtor i Zyrës për Komunitete pran UNMIK-ut i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Vizita e Markaryan kishte për qëllim që në emër të Zahit Tanin, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Misioni i OKB-së në Kosovë të përshëndetë Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe të njëjtën kohë të kontribuojnë me një donacion prej 50 pakove ushqimore dhe 40 pako Higjienike në ndihmë familjeve më të prekura nga pandemia e Korona Virusit. Takimi ishte rast që kryetari Suma të njoftoj mysafirët mbi zhvillimet aktuale në komunë, e në veçanti me sfidat e pandemisë me Korona virus. Kryetari Suma tha se që nga 10 Prilli kur kemi regjistruar rastin e parë, në komunën e Hanit të Elezit kemi pasë shtatë raste të prekur me virus. Mirëpo, tha Kryetari Suma fatmirësisht kemi arritur që këtë vatër të infektimit ta lokalizojmë dhe ta menaxhojmë ashtu që sot nuk kemi as një rast pozitiv. Por gjithsesi se kjo situatë ka rënduar shumë familje dhe me ndihmën e shumë donatorëve kemi arrit që të ju dalim në ndihmë dhe këtë krizë ta kalojmë me sa më pak pasojë. Në këtë drejtim edhe ndihma e Misionit të OKB-së në Kosovë është e mirëseardhur dhe në emër të komunës së Hanit të Elezit dhe familjeve përfituese ju falënderojmë tha kryetari Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u mbajt tryezë pune me temën “Reagimi i emergjencave shëndetësore të regjionit të Ferizajt në raste emergjente”

Organizuar nga drejtori i DSHMS-së-Ferizaj, Dr. Kemajl Emini në Qendrën Trajnuese të Mjekësisë Familjare në …