Kryetari Suma, priti në takim pune Bislim Zogajn, drejtor i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Bislim Zogaj, Drejtor i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Kryetari Suma e njoftoi mysafirin lidhur me zhvillimet aktuale në komunën e Hanit të Elezit, ndërsa në veçanti u trajtua edhe gjendja me monumentet historike dhe përkujtimore. Vizita e Bislim Zogajt është realizuar në kuadër të vizitave të tij në Komunat e Kosovës për të parë për së afërmi gjendjen e monumenteve dhe komplekset memoriale në Kosovë. I shoqëruar nga Kryetari Suma, Zogaj vizitoi disa nga monumentet e komunës së Hanit të Elezit ndërsa u shpreh shumë i kënaqur me gjendjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Bislim Zogaj, Drejtor i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës u zotua se do të shqyrtohen mundësitë buxhetore që komuna e Hanit të Elezit të përkrahet në Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e Komplekseve Memoriale.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …