Kryetari Suma priti në takim pune Vlora Elshani menaxhere e projektit ReLOaD2

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune Vlora Elshani, menaxhere e projektit ReLOaD2 dhe Anita Simatoviç, bashkëpunëtore e projektit. Mysafiret e njoftuan kryetarin Suma se Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka bërë ftesë për komunat e interesuara për pjesëmarrje në Programin Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor 2në Kosovë. Thirrja synon të krijojë partneritet me 7 komuna në Kosovë përmes një skeme grantesh për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) dhe organizatat rinore, duke zgjeruar marrëdhëniet qeveri lokale-OSHC, përmirësimin e shërbimeve cilësore të OSHC-ve dhe promovimin e iniciativave rinore dhe perspektivat e tyre ekonomike.

Mbështetur në përpjekjet e mëhershme, ReLOaD2 si një iniciativë 4-vjeçare rajonale e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP në 6 përfitues të IPA-s nga Ballkani Perëndimor, do të përshkallëzojë aktivitetet e saj përmes përfshirjes së përfituesve të rinj (komuna dhe OSHC) dhe duke përfshirë aktivitete të reja siç janë mbështetja për iniciativat rinore dhe qasja më e përshtatur për ndërtimin e kapaciteteve në mbështetjen e OSHC-ve.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …