Thaçi: Ngecjet e identifikuara në raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit duhet të merren seriozisht nga Kosova

Kryetari Thaçi: Baca Hilmi ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi e ka kujtuar babain e kryeministrit Haradinaj pas ndarjes së tij nga jeta. Ai ka thënë së baca Hilmi ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Haga refuzon shtimin e Bislim Zyrapit në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, por pranon pesë deklaratat e tij për verifikim

Gjykata sepciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për ta shtuar …