Kryetari Thaçi: Do ta respoektoj plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjithë duhet ta respektojmë atë

Kryetari Thaçi: Do ta respoektoj plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjithë duhet ta respektojmë atë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e ka pezulluar dekretin me të cilin ai e ka nominuar për kryeministër Avdullah Hotin deri më 29 maj. “Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …