Kryetari Thaçi: Dy shkeljet e Kushtetutës nga Albin Kurti si dhe rrëzimi i tij në Kuvend e bën atë uzurpator

Kryetari Thaçi: Dy shkeljet e Kushtetutës nga Albin Kurti si dhe rrëzimi i tij në Kuvend e bën atë uzurpator

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka vizituar sot Odën Ekonomike të Kosovës, nga ku është njoftuar për shqetësimet e afaristëve që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë. Ai para mediave ka kritikuar qeverinë Kurti për joseriozitet në trajtimin me prioritet të masave për rimëkëmbjen ekonomike në vend. Thaçi foli edhe për deklaratën e tij të djeshme, ku e quajti “uzurpator” kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Kësaj deklarate, kreu i shtetit tha se nuk ka çka t’i shtojë dhe se sipas tij dy shkeljet e Kushtetutës nga Kurti si dhe rrëzimi i tij në Kuvend e bën atë uzurpator.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …