AKI

Kryetari Thaçi e ka kujtuar sot 10 vjetorin e fillimit të punës të Agjencisë të Kosovës për Inteligjencë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e ka kujtuar sot 10 vjetorin e fillimit të punës së njërit prej institucioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Ai e ka vlerësuar lartë punën e këtij institucioni duke e inkurajuar vazhdimin e mëtejshëm të punës më profesionalizëm e në funksion të sigurisë së vendit. “Para 10 vjetëve filloi punën një prej institucioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon. Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e inkurajoj që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit tonë. Ne ndjehemi krenarë, ashtu sikurse edhe ju, për punën tuaj në shërbim të atdheut!”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …