Kryetari Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero” tre dëshmorët e UÇK-së, Blerim Balën, Afrim Musliun dhe Xhafer Avdullahun

Kryetari Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero” tre dëshmorët e UÇK-së, Blerim Balën, Afrim Musliun dhe Xhafer Avdullahun

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” tre dëshmorët e UÇK-së, Blerim Balën, Afrim Musliun dhe Xhafer Avdullahun. Me këtë rast, Thaçi ka thënë se pa gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur. “Me urdhrin ‘Hero i Kosovës’, i dekorova dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Blerim Bala, Afrim Musliu dhe Xhafer Avdullahu. Lufta e UÇK-së gjeti mbështetje të gjerë në të gjithë hapësirën e Kosovës dhe me gjerë. Pa gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …