Kryetari Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad. Thaçi ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për punën e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në të gjitha fushat. “Me projekte dhe investime konkrete, Norvegjia ka ndihmuar Kosovën në forcimin e institucioneve, subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka shtuar kryetari. Nga ana tjetër, ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad ka theksuar se Norvegjia edhe më tutje do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke rritur shkëmbimin në të gjitha fushat. Në fund, Thaçi ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për kontributin në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke i uruar suksese në postin e tij të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …