Kryetari Thaçi: Kosova mirënjohëse për SHBA-në, sidomos për FSK-në

Kryetari Thaçi: Kosova mirënjohëse për SHBA-në, sidomos për FSK-në

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Zëvendës-ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin mesKosovës dhe SHBA-së në sektorin e sigurisë. Ai u shpreh se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën, veçanërisht për bashkëpunimin me FSK-në. Ai shtoi se FSK-ja ka ngritur kapacitetet e saj dhe tani është një forcë profesionale dhe gjithëpërfshirëse. “Po punojmë, të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, që të plotësojmë të gjitha kriteret për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Sigurisë”, sheksoi kryetari Thaçi. “Dëshira jonë është që transformimi të bëhet me konsensus politik dhe nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh Thaçi dhe shtoi se megjithatë “ky proces nuk mund të zgjas pafundësisht”. Zëvendës-ndihmës Sekretarja, Laura Cooper, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në të gjitha fushat. Kryetari Thaçi shtoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është shumë e mirë dhe Kosova mbetet e angazhuar për paqe dhe stabilitet në rajon. “Po kultivojmë dialog të brendshëm dhe në nivel rajonal, veçanërisht me Serbinë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …