leoni

Kryetari Thaçi: Nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan pa mbështetjen e Gjermanisë

Kryetari Thaçi: Nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan pa mbështetjen e Gjermanisë

Kryetari Thaçi, ka reaguar lidhur me publikimet se ka kritikuar pozicionin e qeverisë gjermane sa i përket mundësisë së korrigjimit apo ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Ishte pikërisht diplomati i njohur, në të kaluarën sekretar shteti në Gjermani, Wolfgang Ischinger i cili ka reaguar në rrjetin social “Twitter”, në drejtim të Thaçit dhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq se patën kritika në drejtim të Qeverisë së Gjermanisë. Thaçi, poashtu ka deklaruar se Berlini është porta e Kosovës dhe e rajonit për integrim në BE. “Për sqarim të opinionit publik, më poshtë gjeni të plotë fjalimin tim në Konferencën e Sigurisë në Minsk. Gjermania është aleat strategjik i Republikës së Kosovës. Besoj, sot, sikurse kam besuar gjithmonë, se nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan pa mbështetjen edhe të Gjermanisë. Berlini është porta e Kosovës dhe e rajonit për integrim në BE. Kritikat negative për Gjermaninë nuk mund të më atribuohen mua”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …