leoni

MINISTRI BYTYQI PRITI KRYETARIN E KOMUNËS SË JUNIKUT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve në arsim në këtë komunë, si dhe nevojën për bashkëpunim edhe më të madh, me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim. Kryetari Kuçi e njoftoi ministrin Bytyqi me nevojat që ka arsimi në komunën e Junikut, me theks të veçantë përmirësimi dhe zgjerimi i infrastrukturës shkollore. Ai theksoi nevojën për ndërtimin e objektit të ri për shkollën “Edmond Hoxha”, e cila, sipas kryetarit, numëron rreth 800 nxënës, është e ndërtuar në vitin 1947 dhe si e tillë nuk i plotëson kushtet për ofrimin e një arsimi cilësor. Ministri Bytyqi tha se do të shikohen mundësitë për përmirësimin e infrasktukturës shkollore në komunën e Junikut dhe kudo tjetër në Kosovë, ku gjendja nuk është e mirë. Ministri theksoi mungesën e buxhetit të MAShT për të ndërtuar objektin në fjalë, por theksoi se do të shikohen mundësi të tjera bashkëpunimi me donatorë, përkatësisht mundësitë e përfitimin nga fondet IPA për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …