Blerta Deliu-Kodra: Programi i Qeverisë Kurti është më shumë program dëshirash i kalkuluar me votë elektorale

Blerta Deliu-Kodra: Të gjitha takimet dhe rezolutat deri tani kanë pasur qëllimin të unifikohet skena politike

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka thënë se janë vënë bazat e rezolutës me gjashtë pika, që përmban shqetësimet e paraqitura deri tash nga subjektet e ndryshme parlamentare. Ajo ka thënë rezoluta nuk përmban qëndrime të prera dhe mund të ndryshohet. “Është dhënë vetëm si propozim, në mënyrë që të shihen qëndrimet e subjekteve tjera politike në raport me gjashtë pikat e propozuara”. Deliu-Kodra ka thënë se me rezolutën e propozuar sot nga mazhoranca do të krijohej një komision në mënyrë që të mbikëqyrtë delegacionin e bisedimeve. Edhe Veseli e ka thënë disa herë që opozita është e ftuar gjithmonë të jetë pjesë e delegacionit të bisedimeve. “Të gjitha takimet dhe rezolutat deri tani kanë pasur qëllimin të unifikohet skena politike dhe të kemi dakordancë me të gjitha proceset, nga dialogu deri te anëtarësimi në OKB”, tha deputetja Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …