Thaçi

Kryetari Thaçi po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, bashkë me liderët më të fuqishëm të golobit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku do të zhvillojë shumë takime, për të thelluar agjendën e njohjes dhe bashkëpunimit bilateral, me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse. Pjesëmarrja e tij në këtë forum, ku do të jenë edhe kryetarët dhe kryeministrat e shteteve më të fuqishme të botës, përfshirë Donald Trump, Theresa May, Emmanuel Macron e Justin Trudeau, është konfirmuar nga Zyra për Informim e Presidencës. Forumi Ekonomik Botëror mbledh shumicën dërrmuese të liderëve më me ndikim në botë, të cilët përbëjnë dy grupet dominante në këtë sferë, G7 dhe G20.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …