Kryetari Thaçi: Tashmë edhe SHBA-të e kanë theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet brenda këtij vitit

Thaçi: Tashmë edhe SHBA-të e kanë theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet brenda këtij vitit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Konferenca e Sigurisë në Munih, ka theksuar atë që tashmë edhe SHBA-të e kanë theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet brenda këtij vitit. Ai ka shkruar se diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese. Thaçi ka paralajmëruar se në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Konferenca e Sigurisë në Munih këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare. Një vëmendje të veçantë ka edhe Ballkani Perëndimor dhe përpjekjet tona për të forcuar paqen në rajon. Diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese. Edhe në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …