Kryetari Thaçi: Ushtrisë së Kosovës i janë shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane

Kryetari Thaçi: Ushtrisë së Kosovës i janë shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim informues me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Ai tha se Ushtrisë së Kosovës i janë shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane si dhe së shpejti do të nisë rekrutimi i ushtarëve të rinj. “Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”. Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë”, shkroi Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Arben Gashi u bën thirrje liderëve politikë: Duhet të ulen me Kurtin, qoftë edhe për zgjedhje të reja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga liderët politikë që të …