Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Kryetari Thaçi: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sakrificën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Thaçi ka thënë se vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav. “Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982. Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNJ

KMDLNJ: Kjo Gjykatë monstruoze ka për qëllim rishkrimin e historisë dhe kriminalizimin e luftës çlirimtare në bashkëpunim me Serbinë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj Gjykatës Speciale …