leoni

Po vazhdon pastrimi i rrugëve në komunën e Skenderajt

Po vijon pastrimi i rrugëve brenda territorit të komunës së Skenderajt, në mënyrë të pandërprerë. Kompanitë për mirëmbajtje të rrugëve kanë shtuar kapacitetin e tyre të punës, që të largojnë borën nga rrugët e fshatrave sa herë të jetë nevoja. Ka raste kur është dashtë të intervenohet tri herë brenda një segmenti rrugor, për shkak se është rrezikuar të mbyllet rruga, mirëpo kjo nuk ka ndodhur, pasi ekipet kanë kryer intervenimet e nevojshme. Është e kuptueshme që mund të ketë pak vështirësi dhe vonesa të shkurta kohore derisa kompanitë t’i pastrojnë të gjitha rrugët brenda një kohë të shkurtër, me gjithë këto reshje të dendura të dëborës, por e rëndësishme është se ato po punojnë pandërprerë, në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …