Kryetari Muharremaj, falënderon Kompanitë private për ndihmën që kanë dhënë gjatë reshjeve

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, që në orët e mëngjesit ka ftuar në një takim të gjitha Kompanitë private që iu kanë përgjigjur apelit të tij për ndihmë në pastrimin e borës. Ai ka falënderuar përfaqësuesit e Kompanive për kontributin e dhënë dhe ju ka thënë atyre se pa ndihmën tuaj vështirë ia kishim dal në pastrimin e rrugëve, trotuareve dhe shesheve, si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra. “Ju jam mirënjohës në këtë gatishmëri tuajën dhe në emër të banorëve të Komunës së Suharekës, ju falënderoj edhe një herë”. – ka thënë kryetari Muharremaj gjatë takimit me Kompanitë që kanë ndihmuar. Ndërsa, përfaqësuesit e Kompanive kanë premtuar se sa herë që ka nevojë Komuna për raste të tilla do të jemi në shërbim 24 orë me krejt potencialin që kemi. Kompanitë që kanë ndihmuar janë: “I.Seferi”, “Seferi-Co”, ”VeHa”, “Cani Bau”, “Thesari”, “Dini-Enisi”, “Euro-ing”,”Gashi – ing”, “Seti Comerc”, Ndermarrja Kopshtare “Bredhi”, “Off Road” dhe “Ajazi”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …