Kryetari Vehapi, priti në takim Greg Delawie, ambasador i ShBA-së në Kosovë

Të enjten, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi priti në takim Greg Delawie, ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, temë e takimit ishte zhvillimi ekonomik në Komunën e Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi falënderoi ambasadorin Delawie për vizitën e bërë dhe për ndihmën e vazhdueshme që po e jepet ShBA-ja, në shumë sektorë. Po ashtu gjatë takimit kryetari Vehapi, e informoi ambasadorin për profilin e Komunës ku tha se Komuna e Rahovecit është Komunë bujqësore dhe  banorët e saj merren kryesisht me bujqësi.

Nga ana e tij ambasadori Delawie, falënderoi kryetarin Vehapi për pritjen në takim, dhe tha se jam i lumtur që sot jam në Rahovec dhe kërkoj nga kryetari që ta informoj me shumë për zhvillimin ekonomik të Komunës së Rahovecit.

Kryetari Vehapi, për zhvillimin ekonomik të Komunës së Rahovecit tha se përmes subvencioneve të ndryshme, në sektorin e bujqësisë jemi duke u munduar që të rrisim zhvillimin ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …