Kryetarit Haliti vizitoi punimet ndërtimore të projektit “Bridging Regions”

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, zhvilloi një vizitë në terren për të parë nga afër ecurinë e punimeve ndërtimore që po realizohen në kuadër të projektit “Bridging Regions”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Cross-Border Cooperation.

Gjatë vizitës, kryetari Haliti theksoi rëndësinë dhe ndikimin e madh të projektit, i cili përmes investimeve kapitale në rregullimin e shtratit të lumit, ndërtimin e trotuareve, gropave septike, si dhe pushimoreve pranë qeshmeve të vjetra, po kontribuon dukshëm në zhvillimin e turizmit lokal dhe përmirësimin e mjedisit — jo vetëm për Komunën e Vitisë, por edhe për zonat përreth.

Përndryshe vlerësohet se ky projekt përfaqëson një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërkufitar dhe investimeve të qëndrueshme që nxisin zhvillimin ekonomik dhe promovojnë trashëgiminë natyrore e kulturore të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …