Kryetarja e ekstremit të djathtë, me origjinë fashiste, Gjorgjia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e fundit, në Itali dhe pritet të bëhet kryeministrja e parë grua e këtij shteti. Ajo pritet të formojë një qeveri djathtiste, me prirjet më ekstreme që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Kjo pritet të ngrejë alarmin në pjesën më të madhe të Evropës, pasi Italia është ekonomia e tretë më e madhe në Bashkimin Evropian. Megjithatë, pas votimeve, Meloni tha se partia e saj, “Vëllezërit e Italisë, do të “qeverisë për të gjithë” dhe nuk do të tradhtojë besimin e popullit. “Italianët kanë dërguar mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë”, tha ajo për gazetarët në Romë, duke mbajtur një pano ku shkruante: “Faleminderit Itali”. Vendimi se kush do të bëhet kryetar i ri i Italisë është në duart e kryetarit aktual, Sergjo Mattarella, dhe ky proces do të marrë kohë.
Kontrolloni gjithashtu
Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
