Ana Brnabiq

Ana Brnabiq: Serbia po përballet me presionet më të mëdha dhe më të vështira, që nga viti 1999

Kryeministrja, Ana Brnabiq, ka deklaruar se Serbia kohëve të fundit po përballet me presionet më të mëdha dhe më të vështira që nga viti 1999, veçanërisht pas fjalës së kryetarit  serb Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ajo gjatë një interviste për TV Pink vlerësoi se reagimet ndaj planit të nënshkruar konsultativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë janë vetëm një justifikim për sulmet ndaj Serbisë dhe theksoi se plani nuk ka fuqi ligjore sepse sipas saj nuk është miratuar nga Qeveria e Serbisë, transmeton Klankosova.tv. “Bëhet fjalë për presionet më të mëdha dhe më të rënda ndaj Serbisë deri më tani, që nga viti 1999. Ajo kujtoi se të gjithë ata që “dëgjuan me vëmendje presidentin Vuçiq në fjalimet dhe bisedat e tij gjatë korrikut dhe gushtit”, e dinë se ai e ka përmendur qartë disa herë se në gjysmën e dytë të shtatorit presioni ndaj Serbisë do të jetë i pabesueshëm. Kjo është ajo që po ndodh tani, idomos pas prezantimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku, sipas zonjes Brnabiq, z. Vuciq  “mbajti një fjalim krejtësisht të sinqertë, të hapur, jashtëzakonisht të guximshëm dhe ku tha të vërtetën absolute pa emocione të tepruara dhe u fryu në fytyrë të gjitha fuqive të mëdha”, tha Ana Brnabiq.

 

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …