Brickos

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, takoi ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, takoi ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq

 Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu – Kodra, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.  Ambasadorja Kapitanoviq falënderoi kryetaren Deliu – Kodra për bashkëpunimin, gjatë kohës sa ajo ishte në krye të misionit diplomatik të Kroacisë në Prishtinë. Kryetarja Blerta Deliu – Kodra, nga ana e saj, falënderoi gjithashtu diplomaten kroate për bashkëpunimin dhe mbështetjen e saj e të shtetit kroat për Kosovën, në procesin e integrimit evropian dhe në fushat e tjera. Ajo e njohu ambasadoren Kapitanoviq për hapat që vendi ynë ndërmarrë në procesin e integrimit evropian, si dhe për sfidat me të cilat përballet aktualisht. Kryetarja Deliu-Kodra i uroi ambasadores Kapitanoviq suksese në detyrat e saj të reja, pas përfundimit të misionit në Kosovë, si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …