Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është shprehur e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e mbështetur nga anëtarët, ka kërkuar nga sekretariati i KQZ-së që të mobilizohen, që në rast të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, të jenë të gatshëm për organizimin e tyre. Në mbledhjen e sotme ku u regjistruan tre parti të reja politike, Valdete Daka tha se KQZ-ja është gatshëm për organizmin kurdo që vendoset të mbahen zgjedhjet në Kosovë. Ajo kërkoi nga sekretariati të fillojë mobilizimin, por jo përgatitjet për zgjedhje të mundshme në fund të muajit shtator apo në fillim të tetorit të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

NATO: Nuk ka ndryshime të rëndësishme në shqyrtim për reduktimin e trupave amerikane në Kosovë

NATO ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në shqyrtim …