Krasniqi: Problemet e ndryshme, pa dija, jo vendosshmëria pas pavarësisë janë shkaktuar nga vet shqiptarët

Krasniqi: NISMA dëshiron ta ndryshojë politikën dhe të vendos një standard demokratik të mendimit e të veprimit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se ata do ta ndryshojnë politikën dhe do të vendosin një standard demokratik të mendimit e të veprimit. Sipas Krasniqit, NISMA Socialdemokrate është e bindur se beteja politike ushtrohet nëpërmjet debatit demokratik, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të çlirimit e të progresit. “Ne të NISMËS duam ta ndryshojmë politikën, ta vendosim një standard demokratik të mendimit e të veprimit, ta transformojmë shoqërinë, ta ndërtojmë një Kosovë evropiane, moderne dhe sociale, përmes një politike të fokusuar dhe të orientuar nga e ardhmja jonë e përbashkët, të mendojmë më seriozisht për rininë tonë, të ardhmen e kombit. NISMA Socialdemokrate është e bindur se beteja politike ushtrohet përmes debatit demokratik, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të çlirimit e të progresit. Në debatin politik, ne i nxjerrim në pah projektet tona të studiuara e të planifikuara, për të jetësuar alternativën tone politike për një qeverisje të mirë e të lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …