Hoxhaj: Për postin e kryetarit të vendit PDK nuk ka vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës

Enver Hoxhaj: PDK-ja nuk do të lejojë më qeveri megalomane, por një qeveri më afër qytetarit

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se kjo parti nuk do të lejojë më qeveri megalomane. Ai ka shkruar se Kosovës i duhet një qeveri më afër qytetarit, një qeveri të vogël dhe efikase. “Në fazën që po hymë, Kosova ka nevojë për avancim të shpejtë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, por para kësaj, i duhen institucione efikase e kredibile që do të kenë prioritet jetën e përditshme të qytetarëve. PDK si parti e qendrës së djathtë nuk do të lejojë më qeveri megalomane, por një qeveri më afër qytetarit, një qeveri të vogël dhe efikase”, ka shkruar Hoxhaj, duke treguar se si do të arrihet kjo.  “Kjo mund të arrihet me grupimin e ministrive sipas profilit, por sidomos sipas prioritetit të vendit. Kështu që plani i PDK-së për një qeveri të vogël në legjislaturën e ardhshme është që të miratohet Ligji për Qeverinë dhe kështu ta zvogëlojë në mënyrë drastike numrin e ministrive”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …