Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se Kosova është prioritet strategjik i Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se Kosova është prioritet strategjik i Shqipërisë.   Ajo në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve, në Prishtinë, tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është thelbësor për kombin shqiptar. Kryekuvendarja e Shqipërisë foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, me kërkesë që të përfundojë me njohje reciproke. “Dialogu Kosovë-Serbi duhet te ketë medoemos njohjen reciproke përmes arritjes së marrëveshjes përfundimtare.  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali dënoi edhe sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit veri të Kosovës. Ajo po ashtu tha se po ndjek me shqetësim edhe çështjen e gjuhës shqipe,  në Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha apelon për unitet: Nuk duhet kërkuar fajtori, por zgjidhja

Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka bërë thirrje për unitet dhe përgjegjësi politike në Shqipëri, …