Kryqi i Kuq zotohet së do t'i ndihmojë institucionet e Kosovës në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Kryqi i Kuq zotohet së do t’i ndihmojë institucionet e Kosovës në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, priti në takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Agim Gashi. Me këtë rast, ky i fundit në përkrahje të nismës për hartimin e Planit të Përbashkët të institucioneve kompetente, i dorëzoi Mbajtësit të Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, propozimet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për përfshirje të mundshme. Propozimet kyçe të KNKK-së ndërlidhen me zbatimin dhe plotësimin e bazës ligjore për çështjen e personave të zhdukur, mundësitë për sigurimin e informatave të reja, si dhe adresimi i çështjes së mbetjeve mortore të paidentifikuara. Lluka falënderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për propozimet e dorëzuara dhe i njoftoi rreth aktiviteteve të planifikuara nga ana e institucioneve kompetente të Kosovës për adresimin e kërkesave të drejta të familjeve dhe familjarëve të personave të zhdukur. Palët u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin dhe koordinojnë aktivitetet në përpjekjen e përbashkët që familjet e personave të zhdukur të mësojnë sa më parë fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …